Neurokirurgu i parë që ka ushtruar në Shqipëri ka qenë Profesor Walter Lehmann nga Frankfurti (1935.-1939) (link). Ai u largua nga Gjermania si hebre gjatë nazizmit dhe ka kryer në ''Spitalin Zog I'' kraniotomitë dhe laminektomitë e para. Në vazhdim Dr. Frederik Shiroka (kirurg i përgjithshëm) dhe Profesor Besim Zyma (specialist ORL), asistentë të Lehmann kryen operacione neurokirurgjikale.
Klinika e Neurokirurgjisë filloi aktivitetin në 1964 në Spitalin 2, Tiranë me 20 shtretër, nën drejtimin për 22 vite nga Profesor Emeritus Xhelal Kurti. Ai ndërtoi strukturën dhe i dha formën si Shërbimi Neurokirurgjisë. Profesor Ferdinand Paparisto, kirurg i përgjithshëm që kishte kryer një specializim për neurokirurgji në “La Salpetriere”, Paris më vonë ndihmoi pa u aktivizuar shumë.
Ne ekipin e parë vjen Dr.Arian Xhumari (neurolog) dhe Dr. Adrian Osmanlliu (kirurg i përgjitshëm). Mbas specializimeve respektive të tyre në France dhe Kinë u zhvilluan me tepër kirurgjitë elektive krahas traumës. Dr. Kim Drrasa, Dr.Mentor Petrela (nga neurologjia), Dr.Llambi Leka, Dr. Emil Azdurian vazhduan specializimin në neurokirurgji.
Në vitin 1972 pranë Spitalit Ushtarak Tiranë hapet reparti i Neurokirurgjisë me 20 shtretër, kryesisht dedikuar traumës neurokirurgjikale dhe kirurgjisë së kolonës, ku kontribuan Dr. Agim Kolasi (i specializuar në Kinë) dhe Dr. Perlat Hodo. Në vazhdim drejtohet nga Dr. Fatos Olldashi.
Profesor Emeritus Arian Xhumari drejtoi Klinikën e Neurokirurgjisë në periudhën1986-1995. Në këtë kohë Dr. Llambi Leka dhe Dr. Emil Azdurian specializohen në Francë me kontributin e Dr.Shk. Mentor Petrela (ref). Dr. Kita Sallabanda ndoqi edukimin në neurokirurgji.
Shërbimi Universitar i Neurokirurgjisë nën drejtimin e Mentor Petrela PU-PH Fr, WANS, IFAANS, nga 1995-2022 dhe me transferimin pranë Polit të Integruar të Neuroshkencave mori formën e Departamentit me aktivitet të integruar në neuroradiologji diagnostikuese intervencionale,neurofiziologji, neuronkologji neuroanestezi,radiokirurgji. Në këtë periudhë strukturohet shkolla e specializimit të neurokirurgjisë shqiptare dhe realizohet specializimi me diploma europiane të konsulentëve kryesorë: Arsen Seferi, Ridvan Alimehmeti, Gentian Kaloshi, Florian Dashi, Artur Xhumari, Artid Lame, Elvis Dervishi, Gentian Toshkëzi, Mit’hat Demneri, Nikolin Filipi. Në këtë shkollë u diplomuan neurokirurgët kosovarë Bujar Kastrati, Nehat Halili dhe doktoruan Arsim Morina dhe Besnik Elshani.
Craniotomia zgjuar e kryer ne departament u portretizua nga Karl Ove Knausgård në artikujt e publikuar në New York Times (link) dhe Telegraph (link)
Mentor Petrela Dekan i FM, formalizon për kontributin e tyre njohjen si Profesor Emeritus të Dr. Xhelal Kurtit, Dr.Shk Arian Xhumari dhe Dr.Adrian Osmanlliu.
Neurokirurget e para femra, Ejona Lilamani, Jetmira Kërxhaliu, Ermira Pajaj, Esma Gashi, vijnë nga kjo shkollë dhe jane te njohura ndërkombëtarisht (link).
Spitali Amerikan 3 Tiranë ka Departamentin e Neurokirurgjisë e Neuroradiologjisë Intervencionuese. Spitali Amerikan 1 dhe Spitali Hygiea plotësojnë me Shërbimet respektive Neurokirurgjikale.
Në vitin 2021 është hapur Shërbimi i Neurokirurgjisë në Spitalin Memorial Fier ku ushtrojnë aktivitetin Ermira Pajaj dhe Klaudio Disha ne bashkepunim me koleget turq.