Të dashur Kolegë e Kolege,

Egzistencës së shoqatës i mungonte rrjeti i imazhit dhe i komunikimit por jo shpirti.

Jo rastësisht njohja jonë ndërkombëtare ka qenë e para ndër të gjithë specialitetet në Shqipëri përpara rënies së Murit të Berlinit. Ndoshta nuk është e vështirë të ndërtosh vlera, por që të bëhesh dikush në shkallë botërore me asimetri numrash duhet përpjekje e madhe, jo e pakët...

Tashmë në sajë të përpjekjeve të secilit nga ju shoqata ka arritje që duhet të projektohen dhe të integrohen në rrang rajonal, kontinental e botëror. Synimi duhet të jetë organizimi i Kongresit të EANS në Tiranë.

Krahas shkëmbimit të informacionit, rubrika „Case Lesson“ do të shërbejë si platformë nxitëse për diskutim e komente duke i hapur rrugë botimeve.

Meeting bilaterale dhe koordinimi me Shoqatën e Neurologjisë duhet të mbetet boshti i aktiviteteve në të ardhmen. Duke uruar vazhdimesi, Ju falenderoj për bashkëpunimin.

Si gjithmonë,
Mentor

Tiranë, më 01/09/2022