Përpjekja e parë për tu njohur ndërkombëtarisht pranë EANS është realizuar në maj 1979 me takimin në Paris të Mentor Petrelës me Profesor Bernard Pertuiset, president i EANS (1975 – 1979) (link). Profesor Pertuset u njoh me gjendjen në rrethanat e egzistencës së Murit të Berlinit dhe tregoi interesimin e tij. Në fund të presidencës se tij rekomandoi vizitën në Shqipëri të pasardhësve,e cila u realizua mbas shumë përpjekjesh në vitin 1986 në Tiranë, nga Presidenti Jean Brihaye (President i EANS 1979 – 1983) dhe zv.Presidenti i EANS ne atë kohe Georges Forouglou. Gjatë vizitës pasi u njohën me gjendjen e neurokirurgjisë nisur nga numri i vogël i neurokirurgëve, ata shtruan propozimin që Shqipëria të jetë affiliated në EANS me Liaison Mentor Petrela. (ref)
Nje kopje të Statutit të parë, të përkthyer nga statuti i EANS, me shkrimin e dorës së Dr. Llambi Lekës e kemi ende sot. (ref)
Me rënien e Murit të Berlinit dhe ardhjen e demokracisë, përpjekjet për anëtarsim u shtuan me kërkesa formale cdo vit nga ana e Liaison, ku një kontribut të veçantë ka dhënë Profesor Paolo Cantore, Romë. Falë këtyre përpjekjeve, në 1996 Shqipëria pranohet anëtare me të drejta të plota në EANS. Organizimi nga Liaison Prof As. Ridvan Alimehmeti i Kursit të EANS ne Tiranë në Maj 2022 është fillimi përfshirjes së shoqatës sonë në aktivitetet e EANS.
Pas aplikimit në 1999 Shoqata Shqiptare e Neurokirurgjisë u pranua në WFNS.
Aktualisht shoqata ka 25 anëtarë, kuotizon, voton sipas kërkesave dhe merr pjesë në aktivitetet e dy organizmave ndërkombëtare EANS dhe WFNS.
Mentor Petrela është anëtar ndërkombëtar i AANS dhe anëtar Senior i WANS dhe në vitin 2016 (foto). Ai u listua i 16-ti në listën e më te mirëve të WANS nga James Rutka, Presindent. (ref)
Shoqata ka organizuar takime bilaterale në Tiranë me Shoqatën e Neurokirurgjisë Franceze, Italiane, Austriake dhe së fundmi me atë Spanjolle.